Kurti deklarohet pas takimit me sekretarin e Britanisë së Madhe
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka takuar Sekretarin e Punëve të Jashtme të Britanisë së Madhe, James Cleverly.
Kurti në Twitter ka shkruar se gjatë takimit kanë biseduar për marrëdhëniet në mes të dy shteteve dhe për forcimin e tyre.
“Gjithmonë një nder për t'u mirëpritur @FCDOGovUK. Falënderova James Cleverly për mikpritjen e tij dhe e përgëzoi për detyrën e tij të re si Sekretar i Jashtëm i Britanisë së Madhe. Biseduam për marrëdhëniet tona dypalëshe dhe si t'i forcojmë ato, si dhe për bashkëpunimin rajonal dhe mënyrën e avancimit të tij”, ka shkruar Kurti.
Rreth këtij takimi kishte shkruar edhe Cleverly, i cili kishe thënë se takimi ka ndodhur “para mbajtjes së Samitit të Procesit të Berlinit”.
Samiti i Procesit të Berlinit do të mbahet më 3 nëntor në Berlin dhe do të kryesohet nga kancelari gjerman Olaf Scholz.
Always an honour to be welcomed at @FCDOGovUK. I thanked @JamesCleverly for his hospitality and congratulated him on his new role as 🇬🇧 Foreign Secretary. We talked about our bilateral relations and how to strengthen them, as well as regional cooperation and how to advance it. pic.twitter.com/JNsQjPx8qe
— Albin Kurti (@albinkurti) October 31, 2022
