Reagon Haziri: Arsyetimet e Vuçiqit po gjejnë solidaritet te dështimet e Kurtit - NACIONALE

Reagon Haziri: Arsyetimet e Vuçiqit po gjejnë solidaritet te dështimet e Kurtit

1 vit më parë

nga NACIONALE

Nënkryetari i Lidhjes Demokratik të Kosovës, Lutfi Haziri ka thënë se Kosova nuk duhet të bie në hendekun e Serbisë.

Haziri përmes një postimi në Facebook, ka thënë se politika e gabuar e Qeverisë Kurti po e izolon Kosovën nga miqtë e fqinjët që janë në NATO edhe nga vetë shteti shqiptar.

Ndër të tjera Haziri ka thënë se arsyetimet e Vuçiqit po gjejnë solidaritetin te dështimet e kryeministrit Kurti.

Postimi i plotë:

Asgjë e re prej shpalljes së Pavarësisë. Kjo është luftë hibride që ka qenë potenicial për shkaktim krizash deri në kërcënim me luftë. Dallimi është se asnjëherë nuk ka gjetur hapësirë në Kosovë që të shkakton këtë frikë se fundja Serbia nuk mund ta kërcënojë Kosovën në këtë rast, por KFOR/NATO. Ata kanë mandat ushtarak në tokë dhe ajër të Kosovës. Ata e dinë këtë e le ta provojnë. Po ashtu, Kosova është e rrethuar me 3 shtete anëtare të NATO-s.

Në anën tjetër, Serbia e ka humbur luftën edhe prej Kosoves. Ne, me resistencë politike dhe kryengritje ushtarake, e kemi fituar luftën për herë të parë në histori dhe kemi demontuar okupimin jugosllav e serb më 12 qershor 1999. Ata mund ta harrojnë ndihmën e NATO-s për Kosovës, por nuk po pajtohen me fitoren politike, ushtarake e diplomatike të Kosovës. Serbia mund të jetë vend fqinj i Kosovës dhe asgjë më shumë. Nuk mundet as të na kërcënojë se s’ka kush i frikësohet.

E mira e Kosovës është mos të bie në hendekun e Serbisë. Kjo Qeveri, e cila me veprimet e saja popullsitë e për konsum politik, po luan me sentimentin tonë. Politikë shumë e gabuar që po na izolon nga miqtë e fqinjët që janë në NATO edhe nga vetë shteti shqiptar.

Vuçiq e di që as Aleksandri i parë i Serbisë më 1920, as Aleksandri i dytë më 1956 dhe as ky i treti nuk mund ta mbajnë Serbinë në Kosovë si okupatore. Republika e Kosovës është kompromisi më i madh i shqiptarëve dhe zgjidhja më e mirë për të gjithë ata që jetojnë në Kosovë. Thjeshtë, do ta ketë fatin e atyre dy të parëve.

Vuçiq përfaqëson politikën e kushtëzimeve dhe marrëdhëniet e kushtëzuara tash e 35 vite të Serbisë, si mjeti i vetëm politik që ka. Ata janë mësuar me marrëdhënie të tilla me sanksione ekonomike, financiare, kufizime e deri në luftëra. Edhe ky kushtëzim s’i kalon, por arsyetimi i tij po gjënë solidaritet fatkeqësisht, për shkak të dështimeve në qeverinë Kurti.

Lajme të ngjashme