Reagon Hamza për sulmin ndaj Muhaxherit: Akt i papranueshëm, të adresohet sa më parë nga institucionet - NACIONALE

Reagon Hamza për sulmin ndaj Muhaxherit: Akt i papranueshëm, të adresohet sa më parë nga institucionet

1 vit më parë

nga NACIONALE

Kryetari i Komunës së Mitrovicës së Jugut, Bedri Hamza ka reaguar pas sulmit fizik ndaj kryetarit të Pejës, Gazmend Muhaxheri.

Hamza përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, ka thënë se ky sulm duhet të adresohet dhe të dënohet sa më shpejt nga institucionet e rendit dhe ligjit.

“Sulmi fizik ndaj Kryetarit të Pejës, Gazmend Muhaxheri, është një akt i ulët dhe i papranueshëm, i cili duhet të adresohet dhe të dënohet sa më shpejt nga institucionet e rendit dhe ligjit.

Kosova ka nevojë për stabilitet, normalitet dhe bashkëpunim.” – ka thënë ai.

Lajme të ngjashme