Reagon edhe presidentja: Belgin, Kosova është krenare me ty - NACIONALE

Reagon edhe presidentja: Belgin, Kosova është krenare me ty

1 vit më parë

nga NACIONALE

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka reaguar pas sulmit ndaj futbollistit Belgin Jashari, për të cilin raportoi Gazeta Nacionale.

Osmani në një reagim të publikuar në faqen e presidencës, ka thënë se ky është akt i papranueshëm në shoqëri.

“Dhuna dhe diskriminimi në sport janë sulm i drejtpërdrejtë ndaj vlerave tona më të shtrenjta: respektit, barazisë dhe dinjitetit njerëzor. Dënoj ashpër dhunën fizike dhe verbale ndaj futbollistit të ri, Belgin Jashari. Ky është akt i papranueshëm dhe i patolerueshëm në shoqërinë tonë.

Çdo i ri duhet të ndjehet i sigurt, i respektuar dhe i barabartë, pa dallim prejardhjeje apo identiteti” – thuhet në reagim.

Presidentja ka bërë thirrje te institucionet përkatëse që t’i ndërmarrin masat e nevojshme, dhe për t’i ndëshkuar të dyshuarit.

“Akte të tilla nuk mund dhe nuk duhet të mbeten pa përgjegjësi. Institucionet përkatëse duhet të ndërmarrin të gjitha masat e nevojshme për ta hetuar rastin dhe për t'i ndëshkuar të përfshirët në dhunë dhe fyerje.

Kosova është vend i lirë e demokratik. Dhuna dhe urrejtja nuk do të kenë vend në fushat tona të sportit, as në shoqërinë tonë. Askush nuk mund të qëndrojë mbi ligjin kur cenon dinjitetin dhe sigurinë e të rinjve tanë.

Belgin, ti je pjesë e të tashmes dhe të ardhmes sonë! Kosova është krenare me ty!” – ka thënë ajo.

Lajme të ngjashme