Reagon Çitaku: Fotografinë e Thaçit mund ta largoni nga zyret, por veprën e tij nga historia nuk mund ta retushoni kurrë
Sekretarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar për përdhosjen e fotografisë së Hashim Thaçit në MPJD.
Çitaku ka shkruar se vepra e Thaçit nuk mund të fshihet kurrë nga historia e Kosovës.
Postimi:
Përtej degjenerimit politik dhe institucional, kjo pamje shpalos edhe karakterin e atyre që kanë drejtuar Ministrinë e Jashtme të Republikës së Kosovës.
Fotografinë e Hashim Thaçi mund ta largoni përkohësisht nga zyrat tuaja, por emrin dhe veprën e tij nga historia nuk do të mund ta retushoni kurrë.