Reagon ambasada amerikane në Kosovë: E shpërndan komunikatën ku ShBA shprehet e zhgënjyer me Qeverinë - NACIONALE

Reagon ambasada amerikane në Kosovë: E shpërndan komunikatën ku ShBA shprehet e zhgënjyer me Qeverinë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ambasada amerikane në Kosovë e ka shpërndarë komunikatën e Departamentit Amerikan të Shtetit, ku shprehen të zhgënjyer me Qeverinë në lidhje me vendimin për targat.

Deri më tani, nuk ka pasur ndonjë deklaratë nga ambasadori Jeff Hovenier në lidhje me këtë çështje.

Sidoqoftë, faqja zyrtare e ambasadës amerikane në Kosovë në Twitter, e ka shpërndarë postimin e zëdhënësit të DASh-it, Ned Price.

“Ne inkurajojmë Qeverinë e Kosovës që ta zgjasë afatin për implementimin e vendimit të ri për targat. Kosova dhe Serbia duhet të tregojnë përkushtimin e tyre, përmes fjalëve dhe veprave, për një bashkëpunim konstruktiv që të sigurohet një e ardhme paqësore”, thuhet në postimin e tij.

Ndërkaq, brenda komunikatës theksohet qartë se ShBA është e zhgënjyer dhe e shqetësuar që Kosova nuk dëgjoi kërkesën e saj.

“Shtetet e Bashkuara janë të zhgënjyera dhe të shqetësuara që Qeveria e Kosovës ka refuzuar kërkesat për ta bërë këtë nga partnerët e saj ndërkombëtarë. Kosova dhe Serbia duhet të punojnë urgjentisht dhe në mënyrë fleksibël për të arritur një marrëveshje gjithëpërfshirëse për marrëdhëniet e normalizuara, me në qendër njohjen reciproke”, thuhet në përfundim të komunikatës.

Lajme të ngjashme