“Rasti i Prishtinës s`na çuditë”, Muharremi: LDK-ja dhe PDK-ja nuk bashkëpunojnë në mes veti - NACIONALE

“Rasti i Prishtinës s`na çuditë”, Muharremi: LDK-ja dhe PDK-ja nuk bashkëpunojnë në mes veti

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Analisti Shenoll Muharremi ka bërë me dije se kriza e koalicionit qeverisës në Komunë të Prishtinës tregon se LDK-ja dhe PDK-ja nuk bashkëpunojnë në mes veti.

Ai ka vlerësuar se këto dy parti nuk kanë bashkëpunuar as në nivelin nacional për të ia vështirësuar punën Qeverisë Kurti.

Në profilin e tij në “Facebook”, Muharremi ka shkruar se kjo tregon për dallimet që kanë dy partitë më të mëdha opozitare.

“Rasti i Prishtinës nuk na çuditë: LDK dhe PDK nuk bashkëpunojnë me njëra-tjetrën. Për atë nuk kemi pasur opozitë efektive në Kosovë kundë qeverisë. Kjo ka ndodhur për shkak të qëndrimit të LDK që ajo duhet të shiqohet dhe trajtohet si parti e vetme, pa u krahasuar me tjerat në opozitë. "Nuk jemi njësoj" "nuk jemi një, dallojmë" thuhej nga menaxhmenti i partisë. Kjo ndodhia sot në komunën e Prishtinës mundet me qenë vetëm fillimi. Puna e parë që duhet kuptuar është nëse krytari e ka marrë këtë vendim në bashkëpunim me partinë apo është vendim i tij personal. Të dy scenariot janë të mundshme”, ka shkruar Muharremi.

Sipas tij, po të ishte ndryshe, këto dy parti do të duhej të bënin koalicion parazgjedhor.

“LDK ka vendosur mos me bashkëpunu me partitë tjera opozitare. Kjo ka qenë politika e saj, që ne të tjerët duhet me respektuar. Kjo ka qenë linja e partisë me muaj e vite. Ata dëshirojnë identitet të fortë individual. Sikurse të ishte ndryshe, LDK dhe PDK do të mund të bënin koalicion parazgjedhor dhe me shumë gjasë kishin dalur të parat dhe e kishin mposhtur VV-në në zgjedhjet e ardhshme. Kaq e thjesht është. Fakti që kjo nuk ka ndodhur mund të jetë një indikator i fortë për koalicionin e qeverisë së ardhshme VV-LDK”, ka shkruar ai.

Lajme të ngjashme