Rasti i 11 vjeçares: Protestohet sot për të kërkuar drejtësi në Prishtinë - NACIONALE

Rasti i 11 vjeçares: Protestohet sot për të kërkuar drejtësi në Prishtinë

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Me fillim nga ora 12:00, në Prishtinë, do të mbahet protestë kundër dhunimit të 11 vjeçares nga pesë persona.

Qëllimi i protestës është që të kërkohet shtet ligjor dhe reagim i shpejtë ndaj dhunuesve dhe ata të marrin vendimin e merituar.

Protesta do të organizohet nga Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist, në Sheshin “Zahir Pajaziti”.

Përndryshe, Drejtori i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti, ka dhënë dorëheqje dje. Dorëheqja e tij thuhet së u bë për shkak të rastit të dhunimit të 11-vjeçares.

Kujtojmë që edhe dje (e martë) në Prishtinë pati protestë për këtë rast. Një e tillë do të mbahet edhe në Tiranë.

Lajme të ngjashme