Rasti i 11 vjeçares – arrestohet edhe një person - NACIONALE

Rasti i 11 vjeçares – arrestohet edhe një person

8 muaj më parë

nga NACIONALE

Në një njoftim për media Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka bër të ditur se ka arrestuar edhe një person për rastin e 11 vjeçares.

I arrestuari, dyshohet për “dhunim”, në rastin e qershorit.

Kujtojmë se numri i të arrestuarëve në lidhje me këtë rast, ka shkuar në 12.

Njoftimi:

Prishtinë, 14 shtator 2022– Prokuroria Themelore në Prishtinë, njofton opinionin publik se me urdhër të Prokurorit të Shtetit, ka ndaluar një person (madhor) në kohëzgjatje prej 48 orësh, nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “Dhunimi”, sipas KPRK-së, lidhur me rastin e 11 vjeçares, në qershor të vitit 2022. Po ashtu, ju njoftojmë se Prokurori i Shtetit brenda afatit ligjor do të ushtrojë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit, në gjykatën kompetente”, thuhet në njoftim.

Lajme të ngjashme