Rastet kur Rexhep Selimi dëshmoi talentin me këngë, çifteli e pikturë - NACIONALE

Rastet kur Rexhep Selimi dëshmoi talentin me këngë, çifteli e pikturë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ish-anëtari i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Rexhep Selimi, njihet për talentin e tij në muzikë, çifteli e pikturë.

Së fundmi, u publikua edhe një këngë për dëshmorët e Kosovës të cilën e kishte shkruar Selimi, që tash e dy vjet po mbahet i arrestuar në Hagë nga Gjykata Speciale.

Megjithatë, Rexhep Selimi talentin e tij e ka shprehur me qindra raste edhe kur ishte në liri në Kosovë, transmeton Nacionale.

Një video e publikuar kohë më parë në Youtube, tregon për talentin që ka Rexhep Selimi me çifteli dhe këndim. Në një aheng, ai shihet duke kënduar këngën “Diell e hanë”.

E talenti në çifteli kishte çuditur opinionin kosovar, kur Selimi kishte arritur ta realizonte interpretimin e Bareshës, i shoqëruar nga këngëtari Ismet Behxheti.

Selimi gjithashtu në një emision vite më parë e realizon me çifteli dhe gjithashtu e këngon këngën e njohur “Kreshtat e Kosovës”.

Përveç si këngëtar e instrumentist, Selimi njihet edhe për realizimin e pikturave. Për dy vjet i arrestuar në Hagë, ai ka pikturuar mbi 200 piktura. Disa prej tyre do të shfaqen në një ekspozitë në Prishtinë pas disa ditësh.

Lajme të ngjashme