Rast i tmerrshëm: Arrestohet një i dyshuar në Kaçanik, e mbylli në banesë dhe e dhunoi të miturën
Një rast i tmerrshëm është raportuar në Kaçanik.
Një person është arrestuar pasi dyshohet se e ka mbajtur të mbyllur një të mitur në banesë, dhe e ka dhunuar.
Policia me të pranuar informatën e ka thyer derën e objektit, dhe e ka liruar viktimën.
Njoftimi:
Viktima femër kosovare (e mitur) ka raportuar se është mbyllur brenda në banesë. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse policore ku kanë thyer derën e objektit dhe kanë liruar viktimën. Lidhur me rastin është arrestuar i dyshuari kosovar që dyshohet se pasi kishte kryer marrëdhënie seksuale me viktimën e kishte mbyllur në banesë dhe i njëjti pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.