Rast i rëndë në Kumanovë: Vëllau vret motrën dhe djalin e saj, ia plagos edhe djalin tjetër - NACIONALE

Rast i rëndë në Kumanovë: Vëllau vret motrën dhe djalin e saj, ia plagos edhe djalin tjetër

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kumanovë, ku një 66 vjeçar ka vrarë motrën dhe të birin e saj, duke e lënë të plagosur rëndë edhe të birin tjetër të saj, raportuan mediat në Maqedoni të Veriut, ndërsa për motivin, thuhet të ketë qenë “për motive të ulëta pronësore”.

“Më datë 21.02.2024, në orën 12:25, punonjësit e policisë së SPB-së kanë privuar nga liria D.Gj. (66) për shkak se në fshatin Gabresh të Kumanovës për shkak të marrëdhënieve të pazgjidhura pronsore-juridike, ka shtënë me armë zjarri në drejtim të motrës së tij D.R.(63), dhe djemve të saj Zh.R.(36) dhe T.R.(38). Ndihma mjekësore emergjente ka konfirmuar vdekjen e D.R. dhe T.R., ndërsa Z.R., me lëndime është transferuar në Spitalin e Përgjithshëm të Kumanovës”, thonë nga MPB maqedonase, siç e citoi Klan Macedonia.

Lajme të ngjashme