Rashkaj: Disa gjëra duhet t’i bësh me pasion, s’ka lidhje sa miliona ke në konto
Ish-kapiteni i Kosovës, Anel Rashkaj, ka reaguar pak minuta para fillimit të ndeshjes kundër Irlandës Veriore.
Ai ka bërë një status në Facebook, ku ka kërkuar një angazhim maksimal, duke thënë se për ekipin kombëtar duhet të jepet maksimumi, pavarësisht se sa para ke në xhirollogari bankare.
Sipas tij, secili lojtar i përket ta shfaqë pasionin e tij dhe t’i ndihmojë skuadrës që të arrijë më të mirën në fushë.
Në vazhdim mund ta lexoni statusin e plotë të Anel Rashkajt.
