Rashiti: Kurti po blen vota me paratë e tatimpaguesve, prokuroria duhet të merret me këtë çështje - NACIONALE

Rashiti: Kurti po blen vota me paratë e tatimpaguesve, prokuroria duhet të merret me këtë çështje

10 muaj më parë

nga NACIONALE

Korab Rashiti, deputet me origjinë shqiptare në kantonin e Bernit, e ka kritikuar Qeverinë e Kosovës për ndarjen nga 100 euro për studentët në kohë fushate.

Ai ka bërë me dije se me këto veprime Albin Kurti po blen vota me paratë e tatimpaguesve të Kosovës.

Në profilin e tij në “Facebook”, Rashiti ka shkruar se prokuroria duhet të merret me këtë çështje.

“Ky njeri po blen vota me paratë e tatimpaguesve – përkatësisht me TVSH-në, tatimin mbi të ardhurat tuaja, e të tjera – të cilat i shpërndan për qëllime elektorale, megjithëse ai nuk është as kryeministër, as pjesë e një qeverie me mandat të plotë, por e një kabineti teknik të punëve të përditshme! Kjo është një situatë shumë serioze, prandaj prokurorët specialë duhet të hetojnë menjëherë, sepse këtu kemi të bëjmë me korrupsion institucional dhe me tejkalim të kompetencave ligjore nga një kabinet teknik”, ka shkruar Rashiti.

Lajme të ngjashme