Rashiq për zgjedhjet në veri: U bë zgjidhje e përkohshme
Ministri për Kthim dhe Komunitete, Nenad Rashiq, është deklaruar për zgjedhjet e 23 prillit që u mbajtën në komunat veriore të vendit.
Në një konferencë për media, Rashiq ka thënë se tani për tani është arritur vetëm një zgjidhje e përkohshme pasi që serbët janë duke u përdorur nga një regjim autokrat.
“Kjo çka ndodhi në fundjavë, sipas meje, është një zgjidhje e përkohshme sepse normale është që në secilindo sistem nuk preferohet që dy, tre apo katër për qind që të votojnë në një proces demokratik. E dini edhe ju vetë se nuk ka ndodhur vetëm kështu, por është një planifikim apo vazhdimësi të keqpërdorimit të serbëve në Kosovë nga ana e një regjimi autokrat, i cili i përdor serbët si një mjet për arritjen e qëllimeve të veta dhe nga aspekti njerëz. Për të thënë të vërtetën nuk mund të kuptoj çka po përpiqen të bëjnë.”- ka deklaruar Rashiq.
Ai ka deklaruar po ashtu se një marrëveshjes, ajo e Ohrit, të cilën e shoh si bazë të mirë për të vazhduar procesin e pajtimit.
“Shumë një rrugë e gjatë kemi kaluar që të arrijmë në këtë moment dhe tash kushdo që të jetë ai ose ajo që ta prishë një mundësi të arritjes së një marrëveshjes, ajo e Ohrit, të cilën e shoh si bazë të mirë për të vazhduar procesin e pajtimit. Kur e them këtë, flas në emër të qytetarëve serbë të Kosovës, të cilët më së shumti mund ta humbin nëse nuk arritët një marrëveshje e tillë, sidomos të mos respektohet.”- ka thënë ai./raporton EO.