Rashiq mohon së në takimet me ndërkombëtarët ka folur keq për Kosovën dhe shqiptarët - NACIONALE

Rashiq mohon së në takimet me ndërkombëtarët ka folur keq për Kosovën dhe shqiptarët

6 orë më parë

nga NACIONALE

Ministri në detyrë për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, i ka mohuar pretendimet e deputetit të LDK-së, Arben Gashi, se ka folur keq për Kosovën në takim me zyrtarët e BE-së.

Ai ka bërë me dije se pretendime e Gashit janë të pavërteta.

Ai ka thënë se nuk i di arsyet e këtyre kritikave ndaj tij.

“Prapë po potencoj, kjo që po thotë zoti Gashi është absolutisht e pavërtetë. Unë nuk e di njerëzisht si mund ta imagjinojë dhe nuk e di çka është motivi i njeriut që të bëjë një gënjeshtër kaq banale”, ka deklaruar Rashiq, duke kërkuar nga Gashi që të sjell fakte për pretendimet e tij.

“Po më intereson bash kush është dëshmitar. Unë prapë po ju them, një gjendje e tillë kurrë nuk ka ndodhur, por pse ai e ka përmendur emrin tim, nuk e di”, ka thënë Rashiq.

Deputeti i LDK-së, Arben Gashi, ka thënë se Rashiq në takimet që ka pasur me zyrtarë ndërkombëtare ka përdorur gjuhë kundër Kosovës dhe shqiptarëve në takime me përfaqësues ndërkombëtarë.

Në një intervistë në Debat Plus, Gashi kishte deklaruar se gjatë rreth 50 takimeve, përfshirë takime në Berlin me përfaqësues të Bashkimit Evropian dhe Këshillit të Evropës, e kishte dëgjuar Rashiqin duke përdorur gjuhë kundër Kosovës dhe shqiptarëve.

Lajme të ngjashme