Rashiq mohoi t’i ketë quajtur shqiptarët “terroristë,” Gashi ia kthen: Ka procesverbale për këto punë - NACIONALE

Rashiq mohoi t’i ketë quajtur shqiptarët “terroristë,” Gashi ia kthen: Ka procesverbale për këto punë

7 orë më parë

nga NACIONALE

Arben Gashi i LDK-së i është kundërpërgjigjur ministrit të Albin Kurtit, Nenad Rashiqit, i cili mohoi kategorikisht t’i ketë quajtur ndonjëherë “shqiptarët terroristë.2

Gashi nuk u tërhoq nga pretendimet e tij se këto deklarate i ka dëgjuar t’i ketë thënë Rashiqi.

Madje tha, “ka proceserverbale për këto punë.”

Postimi i Gashit:

Rashiq, po ta kushtoj një status të shkurtër.

Krejt çka kam thënë është e vërtetë. Po ta kujtoj një pjesë: vetë ke treguar, në një takim jashtë Kosovës me përfaqësues të organizatave të rëndësishme — nuk po i përmend për hir të konfidencialitetit — për rastin e djalit tënd të mitur dhe lëndimin e dorës së tij. Të thosha se integrimi është i mundur. Më vjen mirë që je bindur se Policia e Kosovës u shërben të gjithë qytetarëve, pa dallim etnie.

Por të përgëzoj që tash e ke kuptuar se ke qenë gabim. Për këto punë ka edhe procesverbale. 😉

Kaq për ty.

Lajme të ngjashme