Rashiq: Grupacione të Listës Serbe mund të bojkotojnë zgjedhjet e 9 shkurtit
Qytetarët serbë në veri të Kosovës mund të refuzojnë përsëri pjesëmarrjen në zgjedhjet e ardhshme, këtë herë në zgjedhjet parlamentare të planifikuara për 9 shkurt. Ky bojkot i mundshëm do të përbënte një refuzim të ngjashëm për të votuar në zgjedhjet e fundit lokale, gjatë të cilave kryetarët shqiptarë u zgjodhën në katër komunat veriore.
Ministri për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës, Nenad Rashiq, ka shpalosur këtë mundësi në Dukagjin, ndonëse ka theksuar se informacionet ende nuk janë zyrtare.
“Konsideroj që atë kërkesë do të, të them kështu do të dramatizohet në formë ku një moment, po pres që disa grupacione, në veçanti nga Lista Serbe, që të shpallin ndonjë formë të mos pjesëmarrje në procesin zgjedhor, bile a do të ndodh ajo për një pjesë të Kosovës apo në tërë territorin, është diçka që do të shohim në të ardhmen”, ka deklaruar Rashiq.