Raportohet se Trumpi e ka miratuar dërgimin e mbi 1.000 ushtarëve shtesë në Lindjen e Mesme - NACIONALE

Raportohet se Trumpi e ka miratuar dërgimin e mbi 1.000 ushtarëve shtesë në Lindjen e Mesme

4 muaj më parë

nga NACIONALE

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, raportohet se të hënën në mbrëmje e miratoi dislokimin e më shumë se 1.000 ushtarëve amerikanë nga Divizioni i 82-të Ajror në Lindjen e Mesme, sipas raportimeve të televizioneve “Sky News” dhe “NBC News”.

Këto televizione thonë se të martën ishin duke u shkruar urdhrat për komandat, stafin dhe disa forca tokësore, por jo për tërë brigadën, transmeton gazeta “The Guardian”.

Brigada e plotë përbëhet nga më shumë se 3.000 trupa, por dislokimi do ta përfshijë më pak se gjysmën e saj, nën 1.500 ushtarë, ndryshe nga raportimet e mëhershme kur thuhej se bëhej fjalë për mijëra ushtarë.

Trupat shtesë nuk janë larguar ende nga Shtetet e Bashkuara, por do të nisen jashtë vendit në ditët në vijim.

Divizioni i 82-të Ajror është grup elit ushtarak i specializuar për sulme me parashutistë në rastet e depërtimeve me forcë.

Lajme të ngjashme