Raportohet se shefes së SHISH-it i është caktuar masa e “arrestit në shtëpi” - NACIONALE

Raportohet se shefes së SHISH-it i është caktuar masa e “arrestit në shtëpi”

7 orë më parë

nga NACIONALE

Mediat në Shqipëri, kanë raportuar se me kërkesë të SPAK dhe me vendim të GJKKO-së, është ekzekutuar masa e sigurisë “arrest në shtëpi” dhe pezullimi nga ushtrimi i detyrës për shefen e Shërbimit Informativ të Shtetit, Vlora Hyseni.

Ende nuk dihet se për çfarë akuzash e ka marrë në hetim SPAK Hysenin, ndërkohë që është duke u kontrolluar edhe banesa e saj.

Kontrolle po ushtrohen edhe ndaj disa personave të tjerë, të cilët kanë qenë pjesë e këtij vendimi të GJKKO-së.

Lajme të ngjashme