Raportohet se Petkoviqit i është ndaluar hyrja në Kosovë
E ashtuquajtura Zyra për Kosovën e Qeverisë së Serbisë, ka lëshuar një njoftim duke thënë se shefit të kësaj zyre, Petar Petkoviq, i është ndaluar hyrja në Kosovë.
Siç raportojnë mediat serbe, Petkoviq nuk është lejuar të futet në Kosovë për festën e Vidovdanit.
“Ky ndalim vjen në prag të një raundi të ri të dialogut në Bruksel në nivel të lartë politik dhe nuk ka dyshim se Kurti ka dashur të tregojë në këtë mënyrë se nuk është i interesuar për asnjë normalizim të marrëdhënieve dhe se politika e tij e vetme është shkelja e të gjitha marrëveshjeve të arritura.” – thuhet ndër të tjera në njoftimin e kësaj zyre.