Dyshohet se një person është mbytur në liqenin e Ujmanit pasi kërceu nga ura - NACIONALE

Dyshohet se një person është mbytur në liqenin e Ujmanit pasi kërceu nga ura

1 vit më parë

nga NACIONALE

Media lokale nga veriu i Kosovës raportojnë ekipet e kërkim shpëtimin janë në kërkim të një trupit të një personi që dyshohet të jetë mbytur gjatë hedhjes në Liqenin e Ujmanit.

Sipas shefit të operativës rajonale në Mitrovicën e Veriut, Petrit Fejza, "një person ka kërcyer nga ura dhe nuk ka dal më nga uji".

"Në vend të ngjarjes janë njësitet policore dhe emergjeca ,janë thirrë njësia e zhytësve", tha ai për Nacionale.

Njësitë e kërkim-shpëtimit ndodhen në terren dhe po punojnë për gjetjen e trupit.

Lajmi në përditësim...

Lajme të ngjashme