Raportohet se Kurti shkon në Maqedoni të Veriut të hënën - NACIONALE

Raportohet se Kurti shkon në Maqedoni të Veriut të hënën

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, raportohet se të hënën do të jetë në Maqedoni të Veriut, raportoi mediumi Albanian Post, duke cituar Ministrin e Shëndetësisë atje, Arben Taravarin, ndonëse konfirmim nga ZKM-ja për këtë nuk ka.

Unë me sa e di, kryeministri Kurti vjen ne Maqedoninë e Veriut të hënën”, tha shkurtimisht ai.

Kohëve të fundit një incident i paprecedentë ka nodhur në Maqedoni të Veriut ku ka pasur edhe mësymje fizike nga personeli i sigurisë ndaj Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, të cilës është tentuar t’i konfiskohet telefoni kundërligjshëm dhe kundër çdo konventeje ndërkombëtare.

Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës ka dërguar notë proteste në RMV ku ka kërkuar qartësim të situatës dhe ndërmarrje të masave ndaj përgjegjësve.

Lajme të ngjashme