Raportohet se Kurti e Abdixhiku janë pajtuar në parim për Bekim Sejdiun për president
Bekim Sejdiu është emri për të cilin Albin Kurti dhe Lumir Abdixhiku janë pajtuar në parim si kandidat për president të Kosovës, raporton VOX Kosova.
Sipas mediumit, dakordimi është arritur në takimin e parafundit mes kryeministrit në detyrë dhe kryetarit të LDK-së, të zhvilluar të mërkurën. Ende nuk dihet nëse palët e kanë ruajtur këtë qëndrim edhe pas takimit të së shtunës.
Sejdiu është ish-gjyqtar i Gjykatës Kushtetuese, ku kishte shërbyer edhe si gjyqtar raportues në rastin KO95/20, aktgjykim që rrëzoi Qeverinë e udhëhequr nga Avdullah Hoti.
Kurti dhe Abdixhiku u takuan sërish të shtunën mbrëma, pa paralajmërim, por nuk dhanë detaje për përmbajtjen e bisedimeve.
“Kur të kemi rezultate nga ana jonë, do të kemi lajme për juve”, tha shkurt Kurti.