Raportohet se janë arrestuar dy serbë në Mitrovicë të Veriut dhe Zveçan
Dy serbë raportohet se janë arrestuar të mërkurën në Mitrovicë të Veriut respektivisht në Zveçan.
“Ne kemi asistuar dhe i kemi dërguar për në Prishtinë”, ka thënë Elshani shkurt për Albanian Post.
Për këtë ngjarje, ka reaguar edhe Lista Serbe, duke e ndërlidhur arrestimin e tyre me “lojëra” politike si dhe duke akuzuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.
“Ju kujtojmë se arrestimi i bashkëkombësve, si dhe rrahja e të rinjve në Graçanicë, vijnë pasi Kurti refuzoi të marrë pjesë në mënyrë aktive në dialog dhe të depërshkallëzojë situatën në terren. Është e qartë se Kurti vazhdon me planin e tij që t’i zgjidhë çështjet e hapura politike me dhunë dhe forcë”.
“Serbët në Kosovë i trajton si pengje në procesin e negociatave, ku mund t’i maltretojë sa herë të dojë dhe me këtë t’i dërgojë mesazh Bashkimit Evropian se s’mund t’i bëjnë gjë”, thuhet në reagimin e Listës Serbe.