Raportohet se Irani ka nisur sulmet ndaj Izraelit
Irani raportohet se ka nisur sulmet ndaj Izraelit.
Sipas“CNN”, Irani ka lëshuar “qindra raketa balistike të llojeve të ndryshme” drejt Izraelit, në atë që Teherani e cilëson si fillimin e “përgjigjes shkatërruese” ndaj sulmeve izraelite ndaj vendit të premten në mëngjes.
“Pak më parë, me lëshimin e qindra raketave balistike drejt territoreve të pushtuara, ka filluar operacioni i përgjigjes vendimtare ndaj sulmit të egër të regjimit sionist” - raportoi agjencia zyrtare iraniane e lajmeve, IRNA.