Raportohet se Faton Peci e Donika Gërvalla – Schwarz janë kryetarët e rinj të listës ‘Guxo’
Ministri i Bujqësisë, Faton Peci dhe ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla – Schwarz, janë kryetarët e rinj të listës ‘Guxo’.
Kanal 10 raporton se me 373 vota për, këta të dy kanë marrë pozitat e reja në parti.
Ndërkaq, kanë qenë 23 vota kundër, tri abstenime dhe katër të pavlefshme.
Po ashtu, raportohet se Peci dhe Gërvalla kanë qenë kandidatët e vetëm në këtë garë.
