Raportohet se është rrahur kryesuesi i Kuvendit të Prishtinës, brenda objektit të Komunës
Gazeta Sinjali raporton se personi që ka përfunduar me lëndime pas incidentit të sotëm në objektin e Komunës së Prishtinës është zyrtari Fehmi Kupina. Kupina është kryesues i Kuvendit të Prishtinës.
Ai është goditur me shishe në kokë nga Sami Salihu, djali i ish-zyrtarit Fehim Salihu, menjëherë pas seancës së Kuvendit Komunal, ku i pranishëm besohet se ishte edhe kryetari Perparim Rama.
Kupina ka pësuar lëndime dhe është dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa incidenti ka shkaktuar tensione të mëdha brenda Komunës. Policia është njoftuar dhe pritet të dalë me detaje lidhur me rastin.