Raportohet se është liruar me kusht një serb i arrestuar më 29 maj në Zveçan - NACIONALE

Raportohet se është liruar me kusht një serb i arrestuar më 29 maj në Zveçan

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Mediumi serb “Kosovo-Online” duke cituar burime, ka raportuar se Radosh Petroviq, i arrestuar më 29 maj gjatë tensioneve në Zveçan, është liruar sot me kusht.

Sipas tyre, pas 26 ditëve në mbajtje, ai është liruar sot.

Për të njëjtin, mediumi raporton se është arrestuar pas protestës në veri, ndërsa është bërë një kërkesë për lirim me kusht edhe për Dusan Obrenoviq.

Në lidhje me këtë, ka shkruar edhe drejtori i të ashtuquajturës zyrë serbe për Kosovën, Petar Petkoviq, duke thënë se “drejtësia ka fituar, Rados Petroviq u lirua”.

Shënim: Nacionale ka kontaktuar Gjykatën Themelore të Prishtinës mbi këto pretendime, por nuk kemi marrë përgjigje.

Lajme të ngjashme