Raportohet se është bllokuar rruga për Gërmi, dyshohet për mjet shpërthyes
Policia e Kosovës ka bllokuar rrugën që çon drejt Gërmisë, pasi sipas “EO”, dyshohet për mjet shpërthyes.
Nga Policia, kanë folur për rastin duke thënë se kanë dalë në vendin e ngjarjes.
Deri më tani, nuk dihen detaje të tjera.
“Sot rreth orës 10:30 është pranuar informata për një mjet të dyshuar shpërthyes në rrugën “Shpëtim Robaj” në Prishtinë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur ndërmarrjen e veprimeve operative të nevojshme për të menaxhuar me situatën.” – është thënë nga Policia.