Raportohet se djali i Nagavci është punësuar në “Termokos” - NACIONALE

Raportohet se djali i Nagavci është punësuar në “Termokos”

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Albanian Post ka raportuar për punësimin e djalit të ministres së Arsimit, Arbërie Nagavcit, Shend Nagavcit, në ngrohtoren e qytetit të Prishtinës “Termokos”.

Ai është punësuar në pozitën e kontrollorit të distribuimit, pasi komisioni vlerësuar e poentoi me 15= pikë, duke u renditur si i dyti.

Nga “Termokos”-i vlerësuan se djali i ministres Nagavci i ka përmbushur të gjitha kriteret.

“Personi i apostrofuar, sikur edhe çdo i punësuar tjetër në NP ‘Termokos’, paraprakisht është dashur që detyrimisht të përmbushë të gjitha kriteret e përcaktuara me konkurs, të kalojë me sukses të gjitha procedurat e përcaktuara me aktet ligjore në fuqi para se Komisioni përzgjedhës të përpilojë listën e kandidatëve më të suksesshëm për secilën pozitë, të cilët në bazë të rezultatit të treguar kanë fituar të drejtën e nënshkrimit të kontratës së punës” – thanë nga “Termokos”-i.

Lajme të ngjashme