Raportohet se Bill Clinton do ta vizitojë Shqipërinë më 4 korrik
Ish-presidenti amerikan, Bill Clinton raportohet se do të vizitojë Tiranën.
“Euronews Albania” duke cituar burime të saj, raporton se Clinton do të jetë në Shqipëri më katër korrik, për ditën e Pavarësisë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Madje, tutje thuhet se ai do të zhvillojë edhe një takim me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.
Për këtë të fundit, raportohet se ditë më parë ka paralajmëruar një dhuratë të madhe për katër korrik, por nuk kishte treguar se për çfarë bëhej fjalë.