Raportohet për shpërthim në një depo municionesh në Krime - NACIONALE

Raportohet për shpërthim në një depo municionesh në Krime

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Sipas raportimeve të medieve lokale, një depo municionesh në fshatin Maiskoye, në pjesën veriore të Krimesë, është përfshirë nga zjarri.

Udhëheqësi administrativ i Krimesë, i emëruar nga Rusia, Sergei Aksyonov, citohet të ketë thënë: “Shpërthimi i municionit ndodhi në veri të Krimesë.” Raportohet se banorët janë duke u evakuuar.

Agjencia ruse e lajmeve, “RIA Novosti”, raportoi se edhe një nënstacion transformatorësh gjithashtu u përfshi nga flakët në qytezën Dzhankoy të Krimesë.

Lajme të ngjashme