Raportimi i Nacionales për degradimin e dy policëve nga pushteti, Deliu-Kodra: Sinajl i qartë se s’guxon t’i prek askush të paprekshmit - NACIONALE

Raportimi i Nacionales për degradimin e dy policëve nga pushteti, Deliu-Kodra: Sinajl i qartë se s’guxon t’i prek askush të paprekshmit

11 muaj më parë

nga NACIONALE

Degradimi i dy policëve hetues që po hetonin aferën e Rezervave Shtetërore, Martin Berishajn dhe Faruk Mujkën – për çka raportoi ekzklusivisht Nacionale – ka nxitur reagimin e deputetes së PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, e cila e vlerësoi për “sinjal” se askush nuk guxon t’i prek të paprekshmit.

Në rast se raportimet e mediave qëndrojnë, ky është sinjal i qartë, se kush guxon të prekë të pushtetshmit, ndëshkohet. Sepse, në vend që të mbrohen hetuesit, pushteti po i largon nga rastet e mëdha, duke penguar hetimet dhe duke e kthyer drejtësinë në farsë. Nuk mund të ketë luftë kundër korrupsionit pa mbrojtur ata që e luftojnë korrupsionin”, tha ajo.

Postimi i plotë:

Mediat po raportojnë se hetuesit që hetonin aferat e mëdha korruptive janë degraduar nga Policia e Kosovës.

Rreshteri Idriz Gashi dhe hetues të tjerë që hetonin rastet e KEK-ut, “Ibër-Lepencit” dhe “Rezervave Shtetërore” janë larguar nga Njësia e Veçantë Hetimore, njësia që merrej me korrupsionin e profilit të lartë. Në rast se raportimet e mediave qëndrojnë, ky është sinjal i qartë, se kush guxon të prekë të pushtetshmit, ndëshkohet. Sepse, në vend që të mbrohen hetuesit, pushteti po i largon nga rastet e mëdha, duke penguar hetimet dhe duke e kthyer drejtësinë në farsë.

Nuk mund të ketë luftë kundër korrupsionit pa mbrojtur ata që e luftojnë korrupsionin.

Lajme të ngjashme