Raportimi i Nacionales: Albulena Haxhiu e ka shkarkuar zyrtaren e cila ishte pjesë e panelit për lirimin me kusht të "shokut" të Deharit - NACIONALE

Raportimi i Nacionales: Albulena Haxhiu e ka shkarkuar zyrtaren e cila ishte pjesë e panelit për lirimin me kusht të "shokut" të Deharit

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka bërë të ditur se e ka shkarkuar Argjira Asllanin, pas raportimit të Nacionales se Luz Allakajt, i dënuar me 15 vjet burg për një vrasje në Marmull të Gjakovës, i është aprovuar kërkesa për lirim me kusht.

Allakaj është njëri nga të dënuarit më të shumëpërfolur, për shkak të afërsisë që kishte me Astrit Deharin, para vdekjes së aktivistit të VV-së. Përderisa dikur partia në pushtet e kritikoi ish-presidentin Thaçi për faljen e 3 vjet e gjashtë muajt ndaj Allakajt duke e ndërlidhur me rastin Dehari, tash edhe vet përfaqësuesja e Ministrisë së Drejtësisë ishte pjesë e panelit ku u votua për lirimin me kusht të Allakajt. Nacionale ka siguruar vendimin dhe sjell detaje.

Lajme të ngjashme