Raportimet se vajza e saj e mitur mori certifikatë nga ministria, reagon Donika Gërvalla - NACIONALE

Raportimet se vajza e saj e mitur mori certifikatë nga ministria, reagon Donika Gërvalla

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla ka reaguar ndaj raportimeve se vajza e saj e mitur, ka marrë certifikatë trajnimi nga ministria që ajo e drejton.

Megjithatë, Gërvalla nuk ka dhënë detaje rreth këtij raportimi. Ajo më shumë ka sulmuar mediat.

“Paska nisur sot edicioni i ri i serialit Qepimi. Filmi i njëjtë, vetëm skena ndryshon. Ne vazhdojmë punën”, ka shkruar Gërvalla.

Ndryshe, sipas raportimit të Demokracia.com, vajza e mitur e Donika Gërvallës është pajisur me certifikatë nga MPJD edhe pse nuk ka mbajtur fare trajnimin në ministri.

Lajme të ngjashme