Raportimet për raketa ruse në Poloni, ShBA: Tepër shqetësuese - NACIONALE

Raportimet për raketa ruse në Poloni, ShBA: Tepër shqetësuese

3 vjet më parë

nga Miranda Shala

Departamenti Amerikan i Shtetit i ka quajtur raportimet për raketat ruse që godasin Poloninë “tepër shqetësuese”, raporton Reuters.

Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Vedant Patel, u ka thënë gazetarëve se ShBA po punon për të kuptuar më shumë rreth shpërthimit dhe për të përcaktuar hapat e duhur.

Patel më tej ka shtuar se ShBA po diskuton me qeverinë polake dhe partnerë të tjerë rreth këtyre raportimeve.

Kujtojmë se, pak më herët u raportua se dy raketa ruse kanë rënë në një fshat në Poloni, duke lënë të vrarë dy persona. Më pas është bërë e ditur që kryeministri polak ka thirrur një mbledhje urgjente sigurie.

Lajme të ngjashme