Raporti për Kosovën në KiE, Tahiri: Pritet të ketë kuorum në mbledhje - NACIONALE

Raporti për Kosovën në KiE, Tahiri: Pritet të ketë kuorum në mbledhje

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Shefi i Grupit Parlament të AAK-së, Besnik Tahiri, ka bërë një video para se të fillon mbledhje e Komitetit për Politikë dhe Demokraci, ku do të shqyrtohet raporti për anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës.

Ai është shprehur optimist për miratimin e raportit, duke thënë se pritet të ketë kuorum për miratimin e raportit në fjalë.

“Të nderuar qytetarë të Kosovës, Jemi para ndërtesës së Këshillit të Evropës, ku sot pritet të votohet raporti për Kosovën për anëtarësimin e saj. Pritet që të ketë kuorum, njëkohësisht të votohet raporti dhe të procedohet në takimin e prillit. Ky është vetëm hapi i parë, jemi në një rrugë të mirë por duhet ende punë”, ka thënë Tahiri në videon e postuar në profilin e tij në “Facebook”.

Lajme të ngjashme