Raporti i Progresit e lavdëron punën e KPMShCK-së: Në mënyrë efektive është duke ushtruar mandatin
Raporti i Progresit për Kosovën ka lavdëruar punën e Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbim Civil të Kosovës.
Në raportin për vitin 2023 që është publikuar dje, është thënë se MPMSHCK-ja në mënyrë efektive po e ushtron mandatin që ka.
“Këshilli i Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil në mënyrë efektive është duke ushtruar mandatin e tij për vendosjen e ankesave dhe monitorimin e zbatimit të legjislacionit në lidhje me shërbimin civil”, është thënë në raportin e Komisionit Evropian.
Më tej, raporti ka kritikuar Qeverinë për ndryshimin e ligjit për këtë institucion.
Sipas raportit, ligji i ri kufizon disa kompetenca të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës.

Ligji në fjalë është kritikuar ashpër edhe nga opozita, duke u konsideruar si anti-kushtetues.
Madje, PDK-ja dhe LDK-ja këtë ligj për shqyrtim e kanë dërguar në Gjykatë Kushtetuese.