Raporti i KQZ-së: AAK pranoi vetëm 2 mijë e 250 euro donacione gjatë vitit 2021 - NACIONALE

Raporti i KQZ-së: AAK pranoi vetëm 2 mijë e 250 euro donacione gjatë vitit 2021

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Në raportin financiar të publikuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është deklaruar se Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka shpenzuar 477 mijë e 947 euro gjatë vitit 2021.

Sipas këtij raporti AAK në vitin 2021 pati 249 mijë e 969 euro të hyra, dhe ka shpenzuar 182 mijë e 977 euro më shumë se të hyrat.

AAK ka deklaruar se ka pranuar 2 mijë e 250 euro donacione në vitin 2021.

Partia e Ramush Haradinaj ka bërë të ditur se për ‘Pagat dhe kompenzimet’ ka shpenzuar 94 mijë e 337 euro, për ‘Shpenzimet e transportit’ janë shpenzuar 1 mijë e 539 euro, për ‘Reklama, reprezentacion dhe konferenca’ janë shpenzuar 17 mijë e 518 euro, për ‘Shpenzimet e fushatës’ 310 mijë e 774 euro, ‘Blerja e mallrave’ janë shpenzuar 2 mijë e 341 euro, ‘Shpenzimet e përgjithshme’ 33 mijë e 795 euro, ‘Shpenzimet e ndryshme’ 21 mijë e 639 euro.

AAK ka pranuar të hyra nga buxheti i shtetit 292 mijë e 719 euro.

Lajme të ngjashme