Raporti i Borrell-it për (mos)heqjen e sanksioneve "ende s'është kryer", aksionet e fundit në veri "po përfshihen në tekst" - NACIONALE

Raporti i Borrell-it për (mos)heqjen e sanksioneve "ende s'është kryer", aksionet e fundit në veri "po përfshihen në tekst"

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Raporti që po përpilohet nga Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguris, Josep Borrell, prej të cilit do të duhet të arrihet konstatimi për t’i hequr ose jo masat ndëshkuese (fjalë kjo e përzbutur për ‘sanksione’) është ende “duke i finalizuar”, tha zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, në konferencën e tij ditore për media.

Aksionet e kohëve të fundit në veri – siç ishte rasti me mbylljen e disa degëve të Bankës së Kursimores Postare të Serbisë, si dhe konfiskimi i parave brenda këtyre zyreve – do të ndikojnë “negativisht” ka thënë Stano, duke e lënë gjasat e mëdha të mosheqjen së sanksioneve ndaj Kosovës.

Po, sigurisht (që kanë ndikuar). Sepse masat ishin vendosur si përgjigje ndaj hapave të njëanshëm dhe të pabashkërenduar që çonin në përshkallëzime të mëtejme dhe s’i ndihmonin de-përshkallëzimit; dhe ato qenë vendosur me qëllimin për të motivuar autoritetet kosovare për të de-përshkallëzuar situatën. Dhe, sigurisht, krejt kjo çfarë po ndodh në terren që ka ndikim negativ në përpjekjet që duhet të çojnë depërshkallëzim po shikohet dhe po përfshihet në raport”, ka thënë Peter Stano.

Lajme të ngjashme