Raportet Kosovë-Serbi, Verma: Shpresojmë për një shkallë normalizimi që do të çonte te njohja e ndërsjellë - NACIONALE

Raportet Kosovë-Serbi, Verma: Shpresojmë për një shkallë normalizimi që do të çonte te njohja e ndërsjellë

1 vit më parë

nga NACIONALE

Zëvendëssekretari amerikan i Shtetit për Menaxhim dhe Burime, Richard R. Verma, ka folu në lidhje me raportet mes Kosovës dhe Serbisë.

Në një intervistë për KTV, Verma ka thënë se shpreson që procesi i normalizimit të raporteve mes Kosovës dhe Serbisë të përfundojë me njohje të ndërsjellë.

Ai tutje ka përsëritur mbështetjen për dialogun e Brukselit, që tha se është e rëndësishme që palët të përmbushin zotimet që kanë marrë vite më parë.

Mendoj se të gjithë ne shpresojmë për një shkallë normalizimi që do të çonte te njohja e ndërsjellë. Por, për të arritur deri në atë pikë duhet të ndërmerren disa hapa dhe kjo gjë besoj dhe mendoj se procesi i dialogut, që ndërmjetësohet nga BE-ja, do të çojë deri në atë pikë, nëse zbatohet siç duhet.” – ka thënë ai.

Lajme të ngjashme