Ramë Buja: Jam i bindur që Hashim Thaçi s’ka dorë në komunikatën 59
Ramë Buja, ish-anëtar i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, gjatë një paraqitjes në Frontal të T7, është shprehur i bindur se ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi nuk ka dorë në komunikatën 59.
"Jam i bindur që Hashim Thaçi s’ka dorë në atë gjë”, tha ai.
“Jo, jam bukur shumë i sigurt, s’muj me thanë qind për qind, se qind për qind veç vdekja, pasi që në raportet që i kam pasur, do të më kishte thanë, Ramë e shkrova, gabova sepse s’i kam pasur informacionet që i ke ti”, ka thënë ai.
Sipas tij, ajo komunikatë ka shkaktuar dëm të madh tek familja Geci, ndërsa shtoi se ndjehet keq për diçka të tillë që ka ndodhur.
“Ka shkaktuar shumë dëm, tek ajo familje që është cenuar. S’ka akuzë më të madhe se t’i thua dikuj tradhtar i vendit tënd. Më vjen keq që ka nxjerrë probleme për atë familje". shtoi më tej Buja.