Ramdani: KQZ-ja i ka dhënë Listës Serbe 360 mijë euro; i bie që shteti është financuesi i një organizate terroriste
Eksperti i sigurisë, Burim Ramadani, ka shprehur shqetësime për vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) të Kosovës për t’i ndarë 360 mijë euro Listës Serbe.
Duke folur në emisionin “Pressing” të T7, Ramadani ngriti pikëpyetjen nëse ky financim nënkupton që shteti i Kosovës po mbështet një organizatë që ai e quajti “organizatë terroriste.”
“Shteti i Kosovës, KQZ-ja ia ka dhënë Listës Serbe 360 mijë euo, atëherë i bjen që shteti i Kosovës e ka financu një organiatë terroriste. Nëse unë them Lista Serbe është organizatë terroriste duhet me vazhdu që KQZ-ja, shteti i Kosovës është financuesi i një organizate terroriste – sepse ndryshe me nda nuk ka kuptim”, ka thënë Ramadani.