Ramaj: Qeveria Kurti për dy vite nuk bëri asgjë konkrete për shëndetësinë - NACIONALE

Ramaj: Qeveria Kurti për dy vite nuk bëri asgjë konkrete për shëndetësinë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Gazetarja Saranda Ramaj, ka shkruar një status për gjendjen në shëndetësi në Kosovë në 2 vjetorin e mandatit të Qeverisë Kurti.

Me anë të një postimi në Facebook, Ramaj ka thënë se Qeveria Kurti 2 nuk ka bërë asgje konkrete për shendetësinë në Kosovë.

Per pak jave Qeveria Kurti 2 i perfundon 2 vjet mandat.

Ende as sot askush prej publikut nuk ka njohuri per hapat konkret qe kane me i ba ne shendetesi”, ka shkruar Ramaj.

Më tej, ajo ka ironizuar për programin e Qeverisë në lidhje me reformat në shendetësi.

Pra nje program dy vjecar nuk po na e tregoni. Jam e sigurt qe ma me lehtesi e zbuloj nje plan te AKI-se se te Ministrise se Shendetesise.

Folni pak me publikun se nuk eshte kjo pune 'ceshtje personale' e juaja.

*P.S: Ne faqen e Ministrise se Shendetesise prioritetet per heren e fundit jane publikuar ne vitin 2010. Ende jane aty pa u ndryshuar qe 13 vjet”, ka shkruar ajo.

Lajme të ngjashme