Ramaj i “mëshon” deputetit Rrahmani: Flet për një çështje që kurrë s’ka lexu
Saranda Ramaj, gazetare dhe analiste, ka shkruar një status në të cilin ka komentuar përplasjen e deputetëve të VV-së, pra Eman Rrahmani dhe Saranda Bogujevci.
Ajo ka thënë se në këtë diskutim më së shumti i la përshtypje fakti që deputeti Rrahmani u deklarua i shqetësuar që një nen i projektligjit parasheh lejimin e vajzave të pamartuara për të kryer feritilizim me asistencë mjekësore.
Sipas saj, Rrahmani ka folur për një çështje që nuk ka lexuar kurrë.