Ramadani-Sveçlës: Shkruaje komunikatën edhe në serbisht për mallrat serbe, se ata janë përfituesit - NACIONALE

Ramadani-Sveçlës: Shkruaje komunikatën edhe në serbisht për mallrat serbe, se ata janë përfituesit

1 vit më parë

nga NACIONALE

Pasi lëshoi një komunikatë ku njoftonte për lejimin e mallrave serbe në pikëkalimin kufitar në Merdare – Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Svçela, shkroi në gjuhën shqipe dhe angleze.

Ish-kryeinspektori i Agjencionit Kosovar për Inteligjencë, Burim Ramadani, reagoi ndaj Sveçlës duke i thënë “shkruaje edhe në serbisht, sepse ata janë përfituesit”.

Postimi i Ramadanit:

Ministër Sfeçla, bëje njoftimin në serbisht për kufijtë, ata janë përfituesit!

Njoftimin për lejimin e mallrave serbe në Kosovë më së paku keni nevojë ta bëni në shqip dhe anglisht.

Bëjeni serbisht, sepse ata janë përfituesit kryesorë.

Mallrat e Serbisë nga prodhues të shumtë të lidhur me Vuçiqin, Vulinin, Radojçiqin, Gasheviqin, Vuçeviqin e Knezeviqin.

Bëjeni serbisht sepse tregu i Kosovës u rihap për Serbinë gjenocidiale, që nuk e ka dorëzuar Radojçiqin dhe terroristët tjerë.

Lajme të ngjashme