Ramadani: Presidente Osmani vepro këtë javë, shfuqizo vendimin për ndarjen e 360 mijë eurove për Listën Serbe
Ish-inspektori i AKI-së, Burim Ramadani, ka bërë thirrje ndaj presidentes, Vjosa Osmani, që të veprojë për ndalimin e vendimit për ndarjen e 360 mijë eurove për Listën Serbë nga Komisionin Qendror i Zgjedhjeve (KQZ).
Ramadani ka thënë se pa kaluar 4 muaj nga sulmi në Banjskë, Listës Serbe iu dhanë 360 mijë euro.
“Përkatësisht, ky vendim të shfuqizohet dhe përgjegjësia për këtë skandal të adresohet saktë!” – ka kërkuar Ramadani.
Shkrimi i tij:
Presidente, vepro këtë javë!
Presidentja Vjosa Osmani Sadriu duhet që gjatë kësaj jave të ndërmerr hapat institucional e Kushtetues në raport me vendimin që i dha 360,000 euro Listës Serbe.
Përkatësisht, ky vendim të shfuqizohet dhe përgjegjësia për këtë skandal të adresohet saktë!
Integriteti dhe besimi publik në institucionet e shtetit duhet të rikthehet.
Më pak se 4 muaj pas sulmit terrorist në Banjskë, për të cilin Qeveria e Kosovës mbajti përgjegjës Serbinë dhe Listën Serbe, po kësaj organizate ia dhanë 360 mijë euro.
Gjithçka ka ndryshuar pas sulmit në Banjskë apo nuk ishte ky qëndrimi zyrtar i liderëve të institucioneve të Kosovës?