Ramadani: Personi që kërcënoi Haradinajn nuk është mërgimtar, pse Haxhiu e Dehari e lanë në Kuvend? - NACIONALE

Ramadani: Personi që kërcënoi Haradinajn nuk është mërgimtar, pse Haxhiu e Dehari e lanë në Kuvend?

2 orë më parë

nga NACIONALE

Burim Ramadani i Aleancës ka thënë se personi që kërcënoi Ramush Haradniajn me pushkatim nuk ishte mërgimtar. Ramadani ka thënë se ai ën fakt fare s’është mërgimtar dhe se Albulena Haxhiu dhe Avni Dehari duhet të japin përgjegjësi, se përse e lanë atë në Kuvend sot.

E plotë:

Albulena Haxhiu dhe Avni Dehari do të jepni përgjegjësi!

Ky gjakprishur dhe thirrës për vrasje nuk është mërgimtar.

Pse e latë të hyjë në Kuvend sot?

Apo, mos e ftuat ju?

Shumë detaje do të dalin për këtë dhe për shumëkënd.

Duhet të jepni përgjigje:

1. Kush e ftoi këtë në Kuvend?

2. Kush e lejoi një jo-mërgimtar të futet në Kuvend në ditën kur Kuvendi ishte i hapur për mërgimtarët?

3. A e njihni ju VV-ja këtë person dhe si e njihni?

4. Shok i cilit spiun të Serbisë është ky person dhe si u bë që ju VV-ja e njihni?

5. Pse ia hapët derën një personi të këtillë?

Lajme të ngjashme