Ramadani për sulmin terrorist në veri: Formacion paraushtarak, i trajnuar dhe pajisur nga ushtria serbe - NACIONALE

Ramadani për sulmin terrorist në veri: Formacion paraushtarak, i trajnuar dhe pajisur nga ushtria serbe

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Ish-inspektori i Agjencisë Kosovare për Inteligjencë (AKI), Burim Ramadani, ka thënë se përgjegjësia direkte pas sulmeve të së dielës bie të shteti serb.

Sipas tij, qëllimi i Serbisë është destabilizimi i Ballkanit dhe grupi terrorist ka punuar edhe për këtë qëllim.

Ai ka thënë se shumë shpejt do të dilet në përfundime se ky formacion paraushtarak është "organizuar, trajnuar dhe pajisur nga ushtria e Serbisë".

“Cilësimi final dhe këtu besoj do të jetë tema e ditëve dhe javëve ne vazhdim, është përgjegjësia direkte e Serbisë, strukturave ushtarake dhe të sigurisë duke përfshirë edhe shërbimet sekrete edhe ushtarake edhe civile. Ndërlidhja me këtë aspekt me identifikimin dhe konstatimin e përgjegjësisë direkte, unë mendoj se do ta ndërrojë lojën edhe në rajon, dhe sigurisht që do të ndodh ajo që ka qenë meritore të ndodhë dhe pa këtij akti, një qasje më e saktë me Serbinë dhe potencialin dhe qëllimin e destabilizimit të Ballkanit. Me bindjen time, cilësmi do të del, që është formacion apo grup paraushtarak, i organizuar, trajnuar dhe pajisur nga ushtria e Serbisë" - ka thënë Ramadani në "Pressing".

Lajme të ngjashme